Ministri i jashtëm Schalenberg: Të sigurojmë një model të qëndrueshëm në Europë

Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim  në Këshillin e Europës. Kreu i diplomacisë austriake Alexander Schalenberg është shprehur se situata aktuale politike duhet të përdoret për të siguruar një model të qëndrueshëm të jetës në Europë.

Duhet të sigurohet që momenti gjeopolitik i shkaktuar nga lufta e agresionit rus të mos mbetet një moment tronditjeje, por që të përdoret për të siguruar dhe pohuar mënyrën e jetesës perëndimore në terma afatgjatë”.

Aplikimin për anëtarësim në KIE e dorëzoi tetë ditë më parë në Strasburg të Francës vetë kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz (Shvarc).

Klan News