Kancelari austriak Sebastian Kurz del kundër qëndrimit të prerë të homologes gjermane Angela Merkel se kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm. Në takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi në Prishtinë, Kurc u shpreh i hapur për të pranuar shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria austriake pajtohet me çfarëdolloj marrëveshjeje që do të arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës. Mendoj gjithashtu se marrëveshja do të gjejë mbështetje po ashtu mes vendeve të Bashkimit Europian, edhe nëse përmban shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve”.

Duke e konsideruar marrëveshjen, jetike për stabilitetin dhe perspektivën europiane të rajonit, Kurz shprehu skepticizmin për themelimin e ushtrisë, që sipas tij shkon përkundër këtij vullneti. Presidenti Thaçi ripërsëriti kushtin e tij se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet t’i sigurojë Kosovës, anëtarësimin në OKB.

“Kosova mbetet thellësisht e përkushtuar për dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse… që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Kurz vizitoi Kosovës një ditë pasi u takua në Beograd edhe me presidentin Aleksandër Vuçiç ku sërish dialogu me Prishtinën ishte kryetemë e takimit.

Tv Klan