Osmani: Përmes dialogut të largojmë pengesat e integrimit

Vizitën e Ministrave të Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke, Aleksander Shallenberg, Anzhe Llogar dhe Jakub Kulhanek, homologu i tyre nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani e vlerësoi se vizitë të mbështetësve të fuqishëm të vendit. Ai ua transmetoi mesazhin se është afër Samiti i Qershorit, ku Maqedonia e Veriut ka mundësi t`i fillojë negociatat me BE-në dhe tani është koha të mobiliziohet e gjithë energjia për arritjen e këtij qëllimi.

“Ne sot nuk e harmonizojmë qëndrimin e tyre me integrimet tona evropiane- kjo tashmë që moti është e njohur, unë sot kërkova dhe mora porosi të fuqishmë përkrahëse nga kolegët, se energjia e tyre, kjo përpjekje dhe ky zë në kuadër të Unionit do të vazhdojë. Në këtë kontest, kushtimisht, asimetrik, me të cilin po ballafaqohemi, ne kemi nevojë për miq që të na mundësojnë fer platformë, për të na mundësuar hapësirë politike që të mundemi përmes dialogut të largojmë pengesat dhe të vazhdojmë integrimet tona evropiane”.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke thanë se mbështesin fuqishëm iniciativën portugeze që të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare. Sipas tyre, tani është koha që BE-ja t’i mbajë premtimet për Maqedoninë e Veriut.

 “Duam ta vëmë çështjen e Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës evropiane si çështje strategjike. Vendi i rajonit është në BE. Është mirë që Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Pendarovski dhe Radev, bashkë do të shkojnë në Romë për ditën e iluministëve sllav 24 Majin. Ne mbështesim dialogun Shkup-Sofje”.

“Negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë janë me interes strategjik. Plotësisht e mbështesim punën e presidencës portugeze, për shkak se jemi në një periudhë kyçe”.

“Nuk është sekrete se ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore është kyçe për eurointegrimet, por kjo nuk duhet të shfrytëzohet për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Edhe Evropa Qendrore ka pasur çështje të këtilla, por i ka tejkaluar”.

Ndryshe, gjatë vizitës së djeshme të dyshes evropiane Varhelyi dhe Silva në Maqedoni të Veriut dhe Bullgari, qëndrimi i Sofjes zyrtare ishte se nuk ka ndryshime në pozicionet bullgare për Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër në Shkup, zyrtarët e vendit propozimin e presidencës portugeze e kanë vlerësuar si bazë të mirë që nuk prek çështjet e identitetit.

Tv Klan