Ky është shteti i rradhës që do të përdorë këtë vaksinë edhe pse nuk është miratuar nga EMA

Austria është në bisedime me Rusinë për të blerë 1 milionë doza të vaksinës Sputnik V.

Kancelari Sebastian Kurz ka qenë në kontakt të përherhshëm me presidentin rus Vladimir Putin për shpërndarjen ndërkombëtare të Sputnik V.

“Nuk duhet të ketë shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat,” tha Kurz. 

Vendet po negociojnë furnizimin e 300,000 dozave në prill, 500,000 në maj dhe 200,000 në qershor. Vjena ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti me Rusinë mbi shkëmbimin e dokumenteve.

Kjo është masa e fundit nga Austria për të rritur furnizimet e vaksinave në vend. Nëse Austria shkon përpara me Sputnik, ajo do të bashkohet me Hungarinë në përdorimin e kësaj vaksine në Europë pavarësisht se nuk është miratuar në BE. 

Kjo mund të paraqesë probleme me të ashtuquajturat “certifikata vaksine” që lejojnë udhëtimin, për të cilat Komisioni po punon. 

BE mund të përcaktojë që vetëm vaksinat e miratuara nga BE janë të pranueshme, siç kanë kërkuar vende si Lituania, duke kufizuar kështu lëvizjen për evropianët që kanë marrë doza ruse ose kineze.

Klan News