Shumë tifozë kanë gjetur mënyra alternativa për të ndjekur turneun e Euro 2020. Në pamundësi për të siguruar një biletë për ta parë në stadium, baret dhe ekranet gjigande në shesh janë kthyer në një atraksion të këtij muaji.

Por ka të tjerë që kanë zgjedhur vende të pazakonta, siç është austronauti francez, Thomas Pesquet.

Inxhinieri dhe piloti i Agjencisë Hapësinore Europiane gjendet në krye të detyrës me qindra kilometra larg tokës, megjithatë nuk mund të humbiste ta ndiqte duelin mes Portugalisë dhe Francës.

Austronauti e ndoqi në stacionin hapësinor duke qëndruar pezull për shkak të mungesës së forcës së gravitetit.

Klan News