Prokuroria është hermetike në dhënien e informacionit në lidhje me audio-përgjimin e publikuar nga opozita. Por burime brenda saj thonë se materiali i sekuestruar në selinë e Partisë Demokratike është dërguar jashtë shtetit, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për material autentik.

Televizioni Klan pyeti zyrtarisht në organin e akuzës, i cili nuk e mohoi se ka kërkuar që ekspertiza të bëhet jashtë vendit. Verifikimi i materialit i është kërkuar prokurorisë nga opozita dhe mazhoranca, po ashtu edhe nga Agron Xhafaj, i cili ka mohuar që zëri në audio-përgjim të jetë i tiji.

Tv Klan