Lideri i makinave elektrike në Shqipëri Auto Flux Fusion ka inauguruar showroom-in e tij më të ri në Tiranë në kompleksin pranë Liqenit Artificial.
Një hapësirë moderne ku ekspozohen modelet më të reja për të përmbushur çdo shije e nevojë të klientëve, të cilët po i drejtohen gjithnjë e më shumë makinave miqësore me mjedisin.
“Ky event nuk është thjesht special sepse ne po hapim një showroom të dytë, por është special edhe sepse kjo është dita e 500 e Flux Fusion që kur është hapur. Në këto ditë kemi shitur 327 makina dhe mbi 181 klientë të kënaqur”, tha Uendis Sporeja.
Në ceremoninë e hapjen u mblodhën adhurues të makinave elektrike, figura të biznesit, televizionit dhe politikës.
“Kemi shumë plane për të ardhmen dhe për zhvillimin e infrastrukturën e makinave elektrike”, tha Sporeja.
Flux Fusion ofron një gamë të plotë shërbimesh nga stacionet e karikimit deri te mirëmbajtja dhe asistenca teknike.
“Është një nga zonat më prestigjioze të Tiranës. Ne gjithashtu kemi edhe parkingun poshtë që kushdo që të vijë është parkingu i Flux Fusion”, tha Sporeja.
Me vizionin për një të ardhme më të gjelbër, Flux Fusion synon të jetë lider në qëndrueshmëri, duke u anagazhuar që të gjitha operacionet e tij të jenë plotësisht Carbon-Free.
Tv Klan