3 humbje jete dhe 124 raste të reja me covid


3 humbje jete dhe 124 raste të reja me covid

16:15 25/09/2020

178 pacientë në spital, 18 në terapi intensive

Është përkeqësuar sërish situata e të prekurve me COVID-19, duke shënuar tre jetë të humbura nga virusi gjatë 24 orëve të fundit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, 3 qytetarë, një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79-vjeçar nga Korça, një 83-vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton ministria.

Nga 808 testime të kryera 124 qytetarë rezultojnë të prekur në mbarë vendin, ku numrin më të lartë e ka sërisht kryeqyteti.

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik”, shtohet më tej.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar. 70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Tv Klan



Të ngjashme