Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në jug të Rusisë.

Sipas mediave vendase, një autobus humbi kontrollin dhe u rrëzua në Detin e Zi.

Sipas informacioneve, në autobus udhëtonin 35 persona. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zhytësit për të kërkuar persona të mbijetuar.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk janë bërë ende të ditura.

/tvklan.al