Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pasditen e së shtunës kur autobusi me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Manisa të Turqisë, ndërsa autobusi mësohet se udhëtonte nga Kocaeli për në Denizli.

Sipas medias lokale, shoferi i autobusit dyshohet se ka humbur drejtimin në rrugën e rrëshqitshme pas një stuhie.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipe të shumta shpëtimi dhe të ndihmës së shpejtë, të cilët transportuan të plagosurit në spitalet më të afërta./tvklan.al