Janë këto episodet, që u shfaqën dhe komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Një pamje e Butrinit tregon dhera e shkatërrime në një vend, që duhet të ishte krenaria e shqiptarëve.

Në autobusin e linjës Hamallaj-Durrës, qytetarët janë detyruar të hapin çadrat, pasi mjeti i transportit e fut shiun brenda.

Banorët në Shkopet kanë improvizuar mjete lundruese, për të kaluar lumin.

Një zyrtar është fotografuar duke fjetur në institucionin e Sigurimeve shoqërore të Kukësit.

/tvklan.al