Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit. Shoferi, pasi ka pikasur flakët, ka hapur menjëherë krahun dhe pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Për fat të mirë, asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por përsëri autobusi është shkrumbuar plotësisht.

Mendohet që mjeti të ketë pasur një problem në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

Klan Plus