Të paktën 47 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, mbetën të plagosur në një incident rrugor pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur në Eberash të Gjermanisë. 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe rrezikojnë jetën.

Fillimisht, autobusi përplasi disa makina ndërsa në fund hyri brenda një dyqani me produkte elektrike. Arsyet e këtij incidenti tragjik ende nuk dihen. Autoritetet kanë hapur një hetim lidhur me rastin.

/abcnews.al