Autobusi i “Tiranës së Re” përplas dy këmbësore

Foto ilustrim

Autobusi i “Tiranës së Re” përplas dy këmbësore

16:18 09/09/2019

Autobusi i linjës “Tiranë e Re” në bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet, ka përplasur dy këmbësore. Dy gratë e plagosura u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit, me iniciale A.M. Ai po merret në pyetje lidhur me dinamikën e aksidentit dhe po sqarohen rrethanat e tjera të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT