Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës në Turqi, ku një autobus që transportonte turistë është përplasur me dy makina. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në distriktin Akseki të Antalyas, ndërsa autobusi transportonte turistë kinezë.

Autobusi që po udhëtonte drejt Kapadokias është përplasur me dy automjete që po vinin nga drejtimi i kundërt. Sipas të dhënave paraprake, në aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shumë ambulanca të cilat kanë transportuar të plagosurit në spitalet më të afërta. Fotot e publikuara nga media turke shfaqin qartë edhe fuqinë e përplasjes mes automjeteve.

/tvklan.al