Në rubrikën e sotme “Hitparade i absurdit shqiptar” në emisionin “Stop” në Tv Klan, do të shohim disa video të denoncuara nga qytetarët.

Në rastin e parë, një autobus i linjave urbane në Vlorë është mbushur me ujë.

Në videon e dytë, monumenti para godinës së ish-të përndjekurve është lidhur me tel.

Rasti i tretë është Spitali i Kukësit që ka mbetur pa drita.

Video e katërt, autobusi i shkollës “Marash Gjoni” në Rrile të Lezhës është i tejmbushur me nxënës.

Dhe rasti i fundit është në Urën e Dajlanit në Durrës është përmbytur nga shirat e fundit. /tvklan.al