Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manisa të Turqisë këtë të premte. Një autobus i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një kamion.

Për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur. Autobusi ka qenë duke udhëtuar në autostradën Stamboll-Izmir dhe e ka goditur kamionin ndërkohë që ky i fundit po qëndronte në korsinë e djathtë.

Viktimat ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. 37 të plagosurit janë dërguar në spital.

Në momentin e ngjarjes në autobus ndodheshin 50 persona, 3 prej të cilëve ishin punonjës./tvklan.al