Një 17-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një autobus i linjës së Vorë-Tiranë, në kryeqytet. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, ku autobusi me drejtues F.G., ka aksidentuar 17-vjeçarin G.R.

Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al