Pasditen e sotme në “Rrugën e Dibrës”, një autobus ka përplasur një biçikletë dhe drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.

Mësihet se autobusi ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe dhe në mënyrë që të shmangte një makinë që kishte përpara është përplasur me biçikletën.

Në një video të mbërritur në redaksinë e tvklan.al disa minuta më parë tregohet drejtuesi i biçikletës i shtrirë në asfalt ndërkohë që qartazi duken plagët e marra në kokë. Ky oerson kishte rreth 15 min i shtrirë ndërkohë që ambulanca nuk dukej gjëkundi.

Ai gjendet i rrethuar nga kalimtarët e rastit dhe pasagjerët e autobusit që siç duket kanë qenë të parët që i kanë ardhur në ndihmë ndërsa shoferi qëndronte brenda i shastisur.

Pritet të mbërrijë ambulanca për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të të plagosurit.