Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ndodhi mesditën e kësaj të marte në kryeqytet në rrugën që të çon në Farkë të Vogël. Motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al