Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pranë fshatit Humelicë në aksident Tepelenë-Gjirokastër.

Nga informacionet paraprake mësohet se një autobus ka përplasur për vdekje këmbësorin. Viktima nuk është identifikuar ende.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën.

Drejtuesi i autobusit do të pyetet lidhur me rrethanat e aksidentit. /tvklan.al