Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen 3 pasagjerë



Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen 3 pasagjerë

08:34 18/02/2020

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi autobusi i linjës “Tirana e Re” në kryeqytet është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 07:25.

Autobusi u përplas me një makinë të policisë rrugore dhe për pasojë mbetën të plagosur pasagjerët që ndodheshin në autobus. F.D. 53 vjeçe, S.Gj. 65 vjeçe dhe V.M. 48 vjeçe pësuan lëndime si pasojë e frenimit të menjëhershëm dhe përplasjes, njofton Policia e Tiranës.

Megjithatë, gjendja e tyre nuk paraqitet në rrezik. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al




Të ngjashme