18-vjeçarja, e cila ishte në gjendje të rëndë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo është viktimë e një aksidenti rrugor që ndodhi orëve të mëngjesit në rrugën Tepelenë-Krahës.

Shqiponja Xhafa bashkë me të fejuarin e saj Sokol Brahimi 26 vjeç, po udhëtonin me mjetin tyre tip “Volkswagen” kur u përplasën me një minibus të linjës Elbasan–Sarande.

18-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë dhe u dërgua me helikopter në Tiranë bashkë me një tjetër person nga të dëmtuarit. Kurse pesë të tjerët ndodhen në spitalin e Gjirokastrës.

Më herët në Burrel, tek vendi i quajtur ish-Pularia, një kamionçinë doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj. Drejtuesi i mjetit, 30 vjeç, vdiq në vend.

/abcnews.al