Një autobus nga Kosova është përplasur më një automjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Plezhë, pasditen e së enjtes rreth orës 16:20. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura dy gra, drejtuesja e automjetit tip Ford me inicialet L.K. 55 vjeçe dhe pasagjerja me inicialet R.O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të qytetit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkodër-Lezhë në fshatin Plezhë, Shkodër, ka ndodhur një përplasje ndërmjet dy automjeteve.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një autobuz me targa KS 05252DG me drejtues shtetasin F. L, 35 vjeç banues në Kosovë, dhe autoveturës tip Ford me targe AA053MO me drejtuese shtetasen L. K. 55 vjeçe dhe pasagjere shtetasen R. O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al