Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë- Bilisht, pranë fshatit Kuç i Zi.

Një automjet është përplasur me një autobus me pasagjerë raporton ABCNews. Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona janë -plagosur, dy pasagjerët dhe drejtuesi i makinës.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarje, por sipas këqyrjes paraprake të policisë, makina ishte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me autobusin. Të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. /tvklan.al