Të paktën 22 persona, përfshirë 3 fëmijë, kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në veri të Ugandës. Sipas BBC, autobusi u përplas me një traktor që udhëtonte me drita të fikura natën dhe më pas me një kamion.

Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes në Kiryandongo, rreth 220 kilometra në veri nga kryeqyteti Kampala.

Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, një zëdhënës i policisë tha se skuadrat e shpëtimit vijojnë punën për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

Ndërkohë, disa media lokale shkruajnë se numri i viktimave është më shumë se 30.

Uganda është një ndër shtetet me sigurinë më të keqe në rrugë në botë. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 9,500 persona humbën jetën në aksidente rrugore në vend mes 2015-s dhe 2017-s.

/tvklan.al