Autobuzi i rrëzuar në Tepelenë – (6 Gusht 1999)



Autobuzi i rrëzuar në Tepelenë – (6 Gusht 1999)

13:37 06/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Një autobuz i linjës ndërkombëtare Shqipëri-Greqi, me targa TR1270E, në të dalë të qytetit të Tepelenës devijon nga rruga dhe përplaset me shkëmbin anash saj. Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz dhe pse në autobuz kishte shumë persona që udhëtonin për në Greqi.

Shkaku i devijimit të automjetit ka qenë fjetja e drejtuesit të autobuzit. Aksidenti i ndodhur është i pari i kësaj natyre i firmës që merret me transportin e udhëtareve nga Tirana në Athinë./tvklan.al






Të ngjashme