Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme në Qafën e Koshovicës në Fier.

Automjeti tip Jeep dyshohet se mori flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia.

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al