Automjeti shpërthen në flakë (Video)

Automjeti shpërthen në flakë (Video)

14:04 27/09/2019

Një automjet u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të premteje në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen 18 Shtatori, aty ku automjeti ndodhej i parkuar.

Siç mund të shihet në këto pamje të mbërritura në rubrikën “Kallëzo”, flakët kanë përfshirë thuajse të gjithë makinën duke u përhapur edhe në pemët që ndodheshin aty pranë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia si dhe forcat zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarri të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nga ngjarja në fjalë nuk ka të lënduar./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT