Rezultatet e autopsisë përfundimtare të Gene Hackman kanë përcaktuar detajet e historikut të tij mjekësor, dy muaj pasi ai dhe bashkëshortja, Betsy Arakawa u gjetën të vdekur në shtëpi.

95-vjeçari kishte “probleme kongjestive me zemrën” dhe “luhatje kardiovaskulare gjatë fazave kronike të hipertensionit, probleme me veshkat”, raporton Fox.

Prej vitit 2019, ai kishte vendosur një “pajisje biventrikulare” dhe kishte “tipare neurodegjenerative që përkojnë me Alzheimerin”.

“Autopsia tregoi arteriosklerozë dhe sëmundje hipertensive të zemrës, vendosje të koronares dhe një graft bajpasi, si dhe zëvendësim të valvulës së aortës. Infarktet e miokardit ishin prezente në murin e majtë ventrikular dhe septum. Ekzaminimi i trurit tregoi gjurmë mikroskopike të sëmundjes së avancuar të Alzheimerit”.

Hackman rezultoi negativ ndaj Hantavirusit, sëmundjes që shkaktoi vdekjen e Arakawa.

Policia ka deklaruar se 65-vjeçarja ndërroi jetë më 12 shkurt për shkak të infektimi nga virusi që shpërndahet përmes urinës, pështymës dhe feçeve të brejtësve si minjtë.

Në kompjuterin e saj u gjetën kërkimet që ajo kishte bërë për sëmundje të ngjashme me Covid-19 ose gripin përpara se të vdiste./tvklan.al