Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë ditën e sotme si autor i dyshuar i të paktën 17 grabitjeve.

I riu me iniciale E.B., i dënuar më parë për vjedhje u kap në flagrancë në lagjen nr. 1  duke vjedhur banesën e një qytetari.

Mësohet se ai ka qenë në monitorim nga policia për shkak se dyshohej se ishte autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.

Policia dyshon se ai mund të ketë grabitur edhe 16 herët të tjera gjatë tre muajve të fundit. Për këtë, uniformat blu shprehen se kanë pamje filmike dhe prova të tjera të dokumentuar.

I riu sapo futej në ndërtesa merrte piktura me vlerë, para, orendi ose pajisje shtëpiake.

  • “Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.
  • Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.
  • Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.
  • Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.
  • Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.
  • Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”./tvklan.al