Këto janë momentet kur një person i maskuar futet në ambientet e një pike të këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një pistolete lodër grabit një shumë parash.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10 minuta të kësaj të enjteje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Autori ka qenë i veshur me bluzë të kuqe me kapuç, maskë në fytyrë, jelek jeshil dhe doreza kur futet me pistoletën lodër në pikën e exchange duke u konfliktuar me punonjësin. Për të kryer këtë vjedhje, atij i duhen vetëm pak sekonda.

Pasi arriti të marrë një pjesë të xhiros ditore të pikës së këmbimit valutor pas krahëve të mi, autori u largua në këmbë në rrugicat e kësaj lagjeje”, raporton nga vendngjarja gazetari i Tv Klan, Merin Maçi.

Deri në këtë faze ende nuk është përcaktuar shuma që ai ka arritur të marrë. Pamjet e tij janë bërë publike nga Policia e Tiranës e cila kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit.

Për këdo që jep informacion është vënë në dispozicion një shpërblim prej 5000€.

Tv Klan