Ky është momenti i arrestimit të Delin Hajdaraj nga Forcat Speciale RENEA në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e të enjtes.

26 – vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se tre vjetësh, si autor i masakrës së ndodhur më 28 Korrik 2013 në plazhin e Kalasë, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Operacioni për arrestimin e të riu është bërë në bashkëpunim me policinë dhe prokuroinë e Vlorës, pasi vendndodhja e tij ishte lokalizuar prej disa ditësh.

Hajdaraj, sipas policisë, nuk ishte larguar nga Vlora pas ngjarjes, por kishte zgjedhur një mënyrë të zgjuar për t’u fshehur dhe humbur gjurmët.

26 – vjeçari kishte marrë 3 shtëpi me qera, në lagje të ndryshme të Vlorës.

Ai u kap në njërën prej tyre, në kat të katërt të një pallati, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Gjatë arrestimin, Hajdarajt iu gjet një pistoletë dhe municion.

Në 28 Korrik të vitit 2013, sëbashku me shokun e tij Leo Osmeni, pas një konflikti me disa të rinj nga Fieri në plazh, Hajdaraj mori një kallashnikov që e mbante në makinë dhe qëlluan me breshëri ndaj shenjestrës së tyre, në plazhin e populluar të Kalasë.

Nga të shtënat mbetën të vdekur Sokol Isufaj, 35 – vjeç nga Fieri, Diana Ademi, 53 – vjeç nga Tirana dhe 18 – vjeçari, Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.

Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi Leo Osmenin, i cili u dënuan nga gjykata me 35 vite burg.

Tv Klan

masakra

 

Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013:

Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni:

1- Besa Osmeni, 27 vjeçe,

2- Xheni Osmeni, 22 vjeçe,

,,, ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë:

1- Blendi Lina, 22 vjeç, banues në Fier,

2- Gramoz Beqiraj, 24 vjeç, banues në Fier,

3- Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier

,,, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonje kontakt ose ndonje adresë facebook-u.

Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.

Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshuririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.

Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemt që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.

Në konflikt e sipër, ka ardhur shtetasi Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.

Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndersa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbremjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.