Zyra e Rojes Bregdetare të Greqisë ka reaguar zyrtarisht pas incidentit që ndodhi në Detin Egje me një anije mallrash turke.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, anija turke kishte hyrë në ujërat territoriale të Greqisë dhe nuk ju bind urdhrit për të ndaluar. Për këtë arsye, roja bregdetare greke qëlloi me armë.

Ajo sqaron se Autoriteti Portual kishte marrë një telefonatë anonime në mesditë se një anije me flamur të Turqisë që udhëtonte në lindje të ishullit të Rodhosit, kishte drogë në bord. Menjëherë drejt saj u nisën anijet e rojes bregdetare greke, të cilat i kërkuan anijes turke të shkonte për kontroll në portin e Rodosit.

Anija e mallrave injoroi thirrjen e tyre, duke e detyruar palën greke që të qëllonte me armë. Nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar apo dëme në anije. Për incidentin në det, Roja Bregdetare Greke njoftoi autoritetet kompetente turke. /

tvklan.al