Nën mbikëqyrje tregu i prokurimeve publike në fushën e shtypshkrimeve

Konkurrenca ka vendosur nën hetim tregun e printimeve, shtypshkrimeve dhe produkteve postare prej disa muajsh, duke patur si dyshim kryesor bashkërendimin me njëra-tjetrën të 8 kompanive private, të cilat më pas kanë dalë fituese në dhjetëra prokurime që janë organizuar nga agjenci dhe ndërmarrje shtetërore.

Pas një hetimi paraprak që filloi në Shtator të vitit të shkuar, në Janar të këtij vitit Autoriteti i Konkurrencës hapi hetim të thelluar për 8 shoqëritë që kanë fituar tendera nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Posta Shqiptare, kompania e shpërndarjes së energjisë OSHEE dhe Ujësjellësi i Tiranës dhe Durrësit.

Firmat dyshohet se kanë një sjellje të bashkërenduar me njëra-tjetrën duke sjellë si rezultat të dalin fituese në garë përmes paracaktimit të saj.

Kjo është një nga rastet e rralla që po hetohet konkurrenca në fushën e prokurimit publik, ndërsa skenari klasik është ai ku kompanitë hyjnë në garë dhe njëra jep ofertë të ulët për të dalë fituese, ndërsa tjetra ofertë të lartë, e në varësi të renditjes, fituesi me çmim të ulët tërhiqet nga tenderi në mënyrë që ta marrë firma e paracaktuar.

Tregu i shërbimit të shtypshkrimeve nga agjencitë shtetërore ku po heton konkurrenca zë vlerën e disa milion eurove në vit.

Tv Klan