“The Mister” është libri i autores Erika Leonard James, ku protagoniste ka një femër shqiptare e cila punon pastruese.  E reja ishte trafikuar në Britanë e Madhe, ku për një kohë ishte si punonjëse seksi, për një bandë kriminelësh shqiptarë.

Më pas ajo u largua nga puna për të cilën ishte trafikuar dhe kishte filluar të punonte si pastruese. Por gjatë kësaj kohe Alesia bie në dashuri me një djalë të pasur britanik. I ati i vajzës nuk e pranonte një fakt të tillë dhe e detyronte vajzën e tij të martohet me një djalë shqiptar, të cilin e kishte prezantuar  familja.

Pikërisht kjo histori ka shkaktuar shumë polemika, për faktin se shqiptarët trajtohen si ‘trafikantë’ dhe ‘gangsterë’.

Është Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, i cili ka reaguar ashpër ndaj këtij botimi. Ai shprehet se libri i portretizon shqiptarët si kriminelë primitivë dhe jep koncepte të gabuara mbi shoqërinë shqiptare. Për të asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Populli shqiptar është populli me njerëzit më të mirë dhe më miqësorë që mund të njihni në jetë.

Qirko thotë se në Britaninë e Madhe,

“jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë, por vetëm disa individë mund të jetë e përfshirë në çështje ‘kriminale’”

. Në një postim në “New York Post” thuhet se autorja Erika ka ardhur dy herë në Shqipëri dhe ka studiuar situatën në vendin tonë për të shkruar romanin.

Kjo nuk është hera e parë që populli shqiptar bëhet pjesë e këtyre koncepteve. Edhe në filmin ‘Taken’, shqiptarët përshkruhen si kriminelë gjakftohtë dhe trafikantë seksi dhe armësh. Edhe pse artistë të ndryshëm janë munduar të ndryshojnë këto koncepte duket e pamundur. Erika Leonard James është edhe autorja e librit “50 Hijet e Greit”, i cili më pas u bë edhe film me të njëjtin titull.

Klan Plus