Autorja e Love Story, Ilda Lumani, ka folur së fundmi për vijueshmërinë e spektaklit teksa ka zbuluar edhe disa detaje për natën finale.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Lumani është shprehur se çdo gjë është ndjekur hap pas hapi dhe sigurisht që emocionet përjetohen edhe nga produksioni.

Më tej ajo ka zbuluar se takimet e radhës nuk do të zhvillohen në Shqipëri, por jashtë.

Si t’u duk nata gjysmëfinale?

Filmat ishin kaq të bukur, takimet shumë emocionuese, marrëdhëniet e vajzave kanë evoluar kaq shumë sa ty të dukej sikur njëra ishte e zgjedhura.

Sigurisht që emocionohemi, ne jemi të gjithë të përfshirë. I kemi njohur vajzat që në audicione, njohja me Saimirin, çdo gjë e kemi ndjekur hap pas hapi dhe e jetojmë çdo gjë edhe ne.

Çfarë pritet të ndodhë në finale?

Nëse deri tani kemi parë takime emocionale, udhëtime të bukura nëpër Shqipëri, këtë herë finalja ka surpriza dhe do kemi udhëtime jashtë Shqipërisë./tvklan.al