Autostrada që shkurton rrugën midis dy qyteteve  kryesore Tiranë – Durrës, për fshatrat përreth duket se kjo gjatësi rruge është zgjatur dyfish. Banorët e fshatarave që ndodhen përballë njeri- tjetrit, janë të detyruar të shkojnë në fillim të autostradës për të kaluar në anën tjetër të fshatit. Probleme të tilla hasin dhe tregtarët ku pasi furnizohen në fabrikat përkatëse në autostradë, janë të detyruar ta përshkrojnë atë rrugë deri në fund që të marrin rrugën e kthimit. Këto anomali në autostradën tonë vijnë nga mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve duke shkaktuar dhe një numër të madh aksidentesh.

Pamje Autostrada Tiranë-Durrës, pamje fabrika e Coca cola./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti