Pacientit 83-vjeçar në Itali i rikthehet shikimi pas 30 vitesh

Një pacienti i rikthehet shikimi nëpërmjet një autotransplanti. Kjo ndërhyrje është kryer në Itali mbi një pacient 83-vjeçar i cili kishte humbur shikimin në syrin e majtë prej 30 vitesh, i cili nga ana funksionale ishte i parekuperueshëm, por me sipërfaqe okulare në gjendje mjaft të mirë. Ndërkohë që prej 10 vitesh humbi shikimin në syrin e djathtë si pasojë e një patologjie të rrallë.

Dhe kështu sipërfaqja e syrit të majtë është vendosur në atë të djathtë, duke bërë që pacienti të rekuperojë shqisën, dhe tashmë 2 javë pas operacionit pacienti është në gjendje të dallojë personat dhe objektet, të lëvizë në mënyrë autonome.

Kjo është hera e parë në botë që kryhet një ndërhyrje e tillë dhe që rezulton e suksesshme, ndërkohë që vlen te theksohet se mjekësia në 20 vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj përsa i përket transplanteve.

Klan News