Kënga “My head and my heart” së shpejti për të gjithë fansat

Teksa po shijon sukseset e albumit të saj Heaven and Hell, këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max do të sjellë një tjetër videoklip.

Kënga “My Head and my heart”, e cila është pjesë e këtij albumi aktualisht është krijuar vetëm në versionin audio, por Ava është shprehur se tanimë ajo do të ketë edhe një klip dhe kjo do të jetë një surprizë për të gjithë fansat.

Deri më tani kjo këngë numëron mbi 5.6 milionë klikime në platformën e Youtube dhe Spotify e ka renditur atë si më të dëgjuarën.

Ajo publikoi në Instagram një pamje të versionin tekstual të këngës, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Kush dëshiron një klip për ‘My head and My heart’”. Kjo gjë u mirëprit shumë mirë nga fansat të cilët në Instagram i kërkuan shqiptares që ta realizojë sa më shpejt.

Albumi “Heaven and Hell” ndahet në tre pjesë; Parajsa, Purgatori dhe Ferri dhe përfshin plot 15 këngë, përfshirë këtu Sweet but Psycho që numëron mbi 619 milionë klikime, “So Am I”, “Torn” ,  OMG What’s Happening” që për momentin është vetëm në verison audio etj. /tvklan.al