Bën ulje të detyruar në Bari avioni i Boeing 737 i kompanisë Albawings

Avioni i kompanisë Albawings i linjës Tiranë-Bolonja bëri ulje të detyruar në Bari, për shkak të një defekti në motor, ndërsa fluturonte 11 mijë metra mbi detin Adriarik, pranë Gargano-s. Incidenti ndodhi rreth orës 13:12, kur avioni i kompanisë ajrore shqiptare preku pistën e aeroportit Karol Wojtyla të Barit, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme i avionit 30-vjeçar ndodhi në zonën e Viestes. Boeing-u 737, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur. Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe në mbërritje. Fatmirësisht nuk pati pasagjerë të lënduar apo dëme në avion apo automjetet e aeroportit.

Klan News