Fitoi tenderin për ndërtimin e Unazës me dokumente false

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë duke kaluar në gjykim çështjen në ngarkim të Avdiol Dobit, i akuzuar se fitoi me dokumente false tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

27-vjeçari Dobi është administratori i kompanisë “DH Albania” që fitoi tenderin për punimet e unazës, ndërsa është në kërkim prej Dhjetorit të 2018-s.

Prokuroria i ka kërkuar në të njëjtën kohë gjykatës që të pushojë hetimet edhe për zyrtarët e ARRSH-së, pas verifikimeve të nisura për shkelje të barazisë në dhënien e tenderëve dhe për shpërdorim detyre, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata.

Tv Klan