Vazhdon të thyejë rekord filmi “Avengers: Endgame”. Në Korrik superheronjtë arritën të kishin të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave në arkat kinematografike.

Ndërsa një muaj më vonë, “Avengers: Endgame” ka marrë titulin si filmi më i shitur në internet i të gjitha kohërave në Britani të Madhe.

Ai ia ka dalë të hedhë poshtë filmin biografik mbi Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody”. Në Shkurt ky film pati 265 mijë shkarkime që në javën e parë, ndërsa “Avengers: Endgame” ka marrë mbi 335 mijë.

Për filmin ky është ende fillimi, ndaj ngelet për t’u parë se cili do të jetë rekordi tjetër.

Klan Plus