Aventura e arratisjes zgjat vetëm 200 metra

Sendet e sekuestruara


Aventura e arratisjes zgjat vetëm 200 metra

07:40 20/01/2021

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Mediat në vend bëjnë me dije se ai nuk kishte dokumentacion për qëndrim në Itali, por sërish vijonte jetën ilegalisht dhe merrej me shpërndarjen e drogës.

22-vjeçar, identiteti i të cilin nuk bëhet me dije është kapur nga efektivët me disa qese me marijuanë teksa ishte duke i shitur tek një shqiptar 25-vjeçar.

Ai u përpoq që të largohej kur u pikas nga policia, po aventura e tij e arratisjes zgjati vetëm 200 metra. Ai u vu në pranga dhe policët kontrolluan dhe banesën e tij.

Pas kontrollit mësohet se u sekuestruan dhe 38 gramë kokainë të fshehura në një atlete. Tashmë i riu përveç se akuzohet për tregtim të drogës, do të përgjigjet në gjykatë dhe për veprën penale “rezistencë ndaj një zyrtari publik”./tvklan.al







Të ngjashme