Përveç pamjes përrallore që ofron parku i Valbonës, prej 3 vitesh tashmë ofron edhe një sport krejtësisht të veçantë. Bëhet fjalë për Heliski, një sport me rrezikshmëri të lartë, madje mund të konsiderohet si sporti i aventurierëve.

Bukuritë e rralla natyrore të Parkut Kombëtar të Valbonës, Tropojë, tashmë mund të shijohen me një aventurë të pazakontë. Me një shëtitje me helikopter për të apasionuarit e alpeve është paketa më e re turistike që ofrohet në Valbonë.

Në shëtitjen me helikopter, përveç bukurive që ofrohen, të apasionuarit pas skive mund të bëjnë ski, në pistat e krijuara në kurrizet e maleve.

Për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan bashkëthemeluesja e Heliski Albania, Petra Brajnik u shpreh: Tashmë ju e dini që ne e kemi vendosur operacionin tonë të Heliskijimit pikësisht këtu. Arsyeja sepse është një pamje e mrekullueshme. Malet që na rrethojnë na ofrojnë terrene fantastike për të skijuar.

Brajnik ka ardhur për herë të parë në Shqipëri para 18 vitesh, por vetëm para 3 vitesh kanë filluar ne Heliski.

“Në Shqipëri hera e parë ka qenë para 18 viteve. Ka qenë shumë ndryshe asokohe, kemi filluar me Heliski 3 vite më parë. Para kësaj erdhëm të studionin terenin duke kërkuar për mënyra si mund të operonim këtu”./tvklan.al