Prej 22 Tetorit, sheshi “Nënë  Tereza” në kryeqytet është kthyer në një pistë garash. “Automotive Fair Albania” ka nisur xhiron e saj e cila përfundon më 29 Tetor pas disa ditëve plot adrenalinë.

Blendi Gonxhe, organizatori i këtij eventi për të apasionuarit pas makinave, i dorëzon fillimisht programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan targën e tij të hyrjes. Më pas, Gonxhe shpjegon se çfarë po ndodh këto ditë në sheshin “Nënë Tereza” në edicionin e dytë të “Automotive Fair Albania”.

Blendi Gonxhe: Do të kemi 3 pista, 1.4, 1.6 dhe 2.2 km të gjata. 2.2. km përfshin edhe “Air Albania” nga ana e jashtme, pra e fut brenda “Air Albania” dhe natyrisht do ketë një bllokim rruge me një orar të caktuar. E kemi thënë në fillim që banorët do nxhehen me ne pastaj do kënaqen se do shohin pse do nxehen. Është hera e parë në historinë tonë prej 33 vjetësh që ne do të kemi një garë qytetase me kuptimin e plotë të fjalës. Është një garë me kohë të rregulluar.

Aldo: Kush e bën këtë garë?

Blendi Gonxhe: Kemi sot për shembull dy aktivitete kryesore që janë Dual Track me makina elektrike që është një lloj gare kampionësh me dy drejtime që nisen dy mjete njëkohësisht në garë kohe me njëra-tjerën. Janë të ofruara mjetet, pra është vetë gara buka e shtëpisë, është gara me mjete elektrike të reja të ekspozuesve dhe të pjesëmarrësve në panair. Ekipet janë me nga një VIP, influencer, protagonist i një fushate marketingu apo fushate sensibilizimi e tyre, ndërgjegjësimi, edukate. Në makina do të ketë kaskë, kushte sigurie, marshall gare, kujdestarë që do merren me sigurinë.

Aldo: Çdokush mund të marrë pejsë?

Blendi Gonxhe: Jo, janë bërë regjistrimet, janë 16 mjete. Çdo njeri natyrisht mund të merrte pjesë duke qenë pjesë e ekipeve që financojnë këto makina.

Mbrëmjen e 27 Tetorit do të zhvillohet Burnout/Drift Show ndërkohë që brenda 24 orëve zhvillohet edhe Crosscountry Endurance Rally Raid. Në këtë garë, grupet përshkojnë  një itinerar të caktuar brenda 24 orëve ndërsa në mbrëmjen e 28 Tetorit është gara e madhe, Grand Prix.

Blendi Gonxhe: Panairi nuk është vetëm një shfaqje në kuptimin ekonomik të fjalës, ai natyrisht ka një impakt social-ekonomik të madh. Por në përgjithësi fryma motosportive në shqipëri ka munguar, eksperienca ka munguar prandaj ne presim sot një “pushtim” tjetër italian, mbi 45 mjete që janë Grand Turismo që kanë mbërritur në portin e Durrësit tashmë. Ata do t’i bashkohen, çdo ditë do të ketë që i bashkohen panairit, garave dhe shfaqjes. Ata do të jenë protagonistët  kryesorë me Ferrari, Porsche GT. Janë mjete “coupe”, me dy dyer pra me dy ose katër vende, por me dy dyer gjithmonë dhe që janë të një kategorie që nuk kanë qenë asjëherë në Shqipëri në këtë numër së bashku të gjitha. Ata do jenë protagonistët kryesorë të Grand Prix Tirana të garës me kohë të rregulluar që në mesataren e 8 xhirove grarohet për ndjeshmërinë më të lartë brenda një kohe të dhënë e cila është as shumë e shpejtë, as shumë e ngadaltë dhe është një garë që profesionistët e njohin shumë mirë që zhvillohet në qytete, është me kohë dhe me xhiro, por është edhe me kohë të rregulluar. Pastaj do të ketë edhe 10 supermakina shqiptare që do i shtohen këtij numri.

Aldo: Çfarë do të thotë supermakina shqiptare?

Blendi Gonxhe: Që do të thotë janë makina me mbi 500 kuaj fuqi, mbi 600 kuaj fuqi, mbi 700 kuaj fuqi.

Aldo: Ka këtu?

Blendi Gonxhe: Po, atë nisa t’ju them që në Festival of Speed mbrëmë u bë regjistrimi i atyre që kapnin këto kritere dhe janë regjistruar për nesër e pasnesër.

Përveç garave, në hyrje të Pallatit të Koncerteve janë ekspozuar disa prej makinave origjinale historike shoqëruar me informacione të posaçme përmes të cilave kushdo mund të mësojë rreth tyre dhe garave./tvklan.al