Për herë të parë në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut ka fluturuar një avion luftarak i Greqisë. Fluturimi i avionit F16 ka qenë pjesë e një testimi për të kontrolluar funksionimin e sistemit të radarëve të Maqedonisë Veriore.

Kjo për shkak se Greqia do të mbikëqyrë hapësirën ajrore të Maqedonisë si pjesë e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar mes dy vendeve që i dha zgjidhje ngërçit disa vjeçar të emrit. Ditët në vijim do të fluturojnë të tjerë avionë luftarakë grek në hapësirën ajrore maqedonase.

Mbikëqyrja dhe monitorimi i hapësirës ajrore të shteteve është pjesë e politikës së NATO-s. Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia e Veriut mori ftesën për anëtarësim në NATO. Kujtojmë se avionët luftarakë të Greqisë monitorojnë edhe hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe Malit të Zi. 

/tvklan.al