Avionët luftarakë amerikanë F-22 hapën zjarr paralajmërues pasi radarët e tyre kapën dy avionë rusë që udhëtonin mbi Lumin e Eufratit në Siri, në një zonë të ndaluar, sipas një marrëveshjeje mes dy shteteve.

Lajmi u bë ditur për mediat amerikane nga dy zyrtarë të Mbrojtjes, të cilët sqaruan se avionët e Ushtrisë Amerikane hapën zjarr paralajmërues gjatë interceptimit të dy avionëve rusë Su-25, që po fluturonin në një zonë të konsideruar si “jashtë konfliktit”, që ka si qëllim të ndajë forcat ajrore ruse dhe ato të koalicionit të drejtuar nga SHBA, që operojnë në Siri.

Zyrtarët amerikanë sqaruan për CNN se avionët e tyre bënë disa manovra për t’i bërë të ditur palës tjetër se duhet të largoheshin nga kjo zonë, përfshirë edhe hapjen e zjarrit paralajmërues. Ata thanë se pilotët rusë po i jepnin avionit në mënyrë të rrezikshme gjatë kësaj “përballje”.

I gjithë episodi zgjati rreth 40 minuta dhe më pas pilotët rusë u tërhoqën. Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin janë zotuar për të vazhduar me masat e marra për të ruajtur një zonë e cila konsiderohet si jashtë konfliktit, për të evituar përplasjet./

tvklan.al