Avionë luftarakë të Turqisë kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Greqisë ditën e sotme. Sipas shtypit grek, avionët turq F-16 kanë kaluar mbi Egje në hapësirën greke.

Në orën 16:53 radarët regjistruan avionin e parë turk mbi hapësirën ajrore të Greqisë, kurse në orën 17:04 kaluan dy avionë të tjerë F-16 mbi ishujt Pharmakonisi dhe Agathonisi.

Greqia është ankuar vazhdimisht për shkelje të hapësirës ajrore nga avionë luftarakë turq. /tvklan.al