Avionët grekë monitorojnë Maqedoninë e Veriut

Avionët grekë monitorojnë Maqedoninë e Veriut

17:01 01/10/2019

Vendimi pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës

Avionë luftarakë grekë do të monitorojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut. Procesi i quajtur Air Policing, që realizohet në kuadër të NATO-s, parashikon ndalimin e avionëve që synojnë kryerjen e akteve terroriste ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Selanik, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura greke, gjeneral Christos Christodoulou dhe homologu i tij nga vendi fqinj Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski.

Në fakt, ishte një akt i paralajmëruar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Mediat greke e kanë përshëndetur marrëveshjen, duke theksuar se në këtë mënyrë Greqia mënjanoi lojtarë të tjerë, si Bullgaria apo Turqia, që gjithashtu synonin të merrnin përsipër monitorimin e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Me marrëveshjen e tanishme, shkon në tre numri i shteteve ballkanike hapësira e të cilëve monitorohet nga avionë grekë. Përveç Maqedonisë së veriut, ato janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori